Zaev: Pas 24 prillit do të ndryshojnë gjërat

Sot kryetari i LSDM-së ndodhet në Lubjanë të Sllovenisë, në të cilën ka realizuar një sërë takimesh me zyrtarë shtetërorë të vendit, përveç saj ai ka mbajtur një prezantim ku është biseduar rreth gjendjes politike të Maqedonisë në temën “E vërteta për Maqedoninë”, njofton Portalb.

Gjatë prezantimit, Zaev, tha që Sllovenia është mik i Maqedonisë dhe se kemi bashkëpunim të ndërsjellët në të gjitha sferat,.

“Sllovenia gjithmonë ka qenë mik i madh i Maqedonisë. Ne do të vazhdojmë luftën për kthimin e lirisë , demokracisë dhe vlerave evropiane, besoj që pas 24 prillit do të ndërrojnë punët”, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Ish kryetari i Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiç, ka marrë pjesë në prezantimin e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, në Lubjanë, ku pas saj, ka pasur edhe takim bilateral me kryetarin Zaev.

“Mua më vjen mirë që mora pjesë në prezantimin e Zoran Zaevit. Ai shkëlqyeshëm e paraqiti situatën në Maqedoni, gjithsesi nga pikëpamja e tij. Ka folur për shumë probleme në Maqedoni dhe i tha qëndrimet dhe propozimet e tij për zgjidhjen e atyre problemeve”, tha ish kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiç, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button