Policia në kërkim të personit që gjuajti zv.drejtorin e Agjencisë për Zbulim

Policia është duke e kërkuar personin i cili dje vonë pasdite, nga një makinë në lëvizje, e ka gjuajtur makinën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Zbulim.

Siç mëson portali “plusinfo”, policia dyshon tek një person, që ka gjuajtur me pistoletë dhe momentalisht është duke punuar për ta kapur. 

Incident i ka ndodhur dje pasdite vonë, në afërsi të varrezave në lagjen “Hasanbeg”.

Jozyrtarisht, merret vesh se, shkak për gjuajtjen me pistoletë ka qenë “përparsi kalimi” në trafik. Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka ndonjë të lënduar, e as ndonjë dëm material në makinën e njeriut të dytë të Agjencisë së Zbulimit.

Pas këtij incidenti, personi i cili ka gjuajtur me pistoletë, ka ikur në drejtim të lagjes “Hasanbeg”

Lajme të ngjashme

Back to top button