Pesë makina ndeshen në qendër të Shkupit

Pesë makina janë ndeshur në qendër të Shkupit, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.


Bëhet e ditur se aksidenti ndodhi rreth orës tre pas mesnate, në afërsi të stacionit të autobusëve në qendër. Vendi i ngjarjes, gjegjësisht, rruga kryesore ishte e ndalur për deri sa policia kryente procedurat për zbardhjen e rastit.

Ky aksident ndodhi në mes pesë makinave, prej të cilave dy ishin të llojit Volkswagen një Citroen, një Opel, dhe një makinë taksi.

Deri më tash nuk ka ende informacion për personat e lënduar dhe shkakun që ka iniciuar këtë aksident. 

Lajme të ngjashme

Back to top button