Trump: Mund të mbyll të gjitha xhamitë në SHBA

Amerikanët dhe e gjithë bota, ndihen më pak të sigurt pas sulmeve të ditës së premte në Paris. Dhe ndoshta, askush nuk ka qenë më i gatshëm dhe në gjendje që të mposhtë frikën dhe ankthin për të mirën e tij politike sesa Donald Trump, transmeton Shekulli.

Kështu, kandidati republikan për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se mbyllja e xhamive në SHBA mund të konsiderohet si një opsion në të ardhmen, kjo pas ngjarjeve në Paris.

Në një intervistë për “Morning Joe”, Trump tha: “Do ta urreja nëse do të duhet ta bëja, por është një gjë që ju duhet me patjetër ta keni si alternativë”.

Trump është shprehur, se Shtetet e Bashkuara do të duhet të vëzhgojnë me kujdes të gjitha xhamitë sepse shumë fjalë qarkullojnë. Njëkohësisht, ai paralajmëroi qytetarët amerikanë se duhet të jenë gati që të heqin dorë nga disa të drejta dhe liri që atyre iu garantohen me ligj.

Nuk është hera e parë që Trump deklaron se SHBA duhet të mbyllë xhamitë për të mbrojtur popullin. Më herët, gjatë muajit tetor, në një intervistë për “Fox Business” ai ka thënë se mund të mbyllë xhamitë për të siguruar vendin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button