Kosovë, në përleshjet me përkrahësit e opozitës lëndohen gjashtë policë

Gjashtë pjesëtarë të policisë së Kosovës janë plagosur sot, prej të cilëve dy janë lënduar rëndë, gjatë përleshjes së policisë dhe mbështetësve të opozitës. Përkrahësit e opozitës para godinës së Kuvendit kanë hedhur objekte të forta në drejtim të policisë, bënë të ditur nga policia kosovare, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy policët e plagosur rëndë, prej të cilëve njëri mori lëndime në kokë, janë transferuar në spital.

Policia deri tani ka arrestuar dy demonstrues të dhunshëm, të cilët janë dërguar në stacionin e policisë në bisedë informative dhe hetime të mëtejshme. Policia theksoi se tek dy të dyshuarit janë gjetur shishe me koktej molotovi. Si rezultat i sjelljes së dhunshme të demonstruesve janë dëmtuar disa automjete të policisë.

Madje, u njoftua se policia ka qenë e detyruar që të reagojë brenda sallës së Kuvendit, kur njëri nga deputetët, i njohur për policinë (Albin Kurti) filloi të hedhë objekte të dyshimta, spërkatës ndaj kordonit policor dhe personave, të cilët ishin ulur afër kordonit policor.

Policia njofton se gjithçka filloi kur gjatë përgatitjes për fillimin e seancës, disa deputetë tentuan të bllokojnë mbajtjen e seancës, duke iu afruar kordonit të policisë. Pas kësaj brenda sallës plenare një deputet hodhi një objekt dhe dyshohet të ketë qenë gaz lotsjellës, si dhe spërkatës në drejtim të policisë, por edhe në korridoret e Kuvendit, pas daljes së deputetëve nga salla e shtëpisë ligjvënëse.

Si pasojë e gazit lotsjellës një deputet kërkoi ndihmë mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button