LR-PDSH: Premtimi i Xheladinit për krijimin e Spitalit Klinik në Kërçovë, retorikë boshe

Në emisionin “10 minuta” në TV21, zëvendës-ministrin i financave nga radhët e BDI-së, Adrian Xheladini, i shkarkuar javën e kaluar, premtoi që përveç rritjes së buxhetit të Spitalit Klinik në Tetovë, do të rritet edhe buxheti i Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë, që të shndërrohet në Spital Klinik, për këtë të fundit ka reaguar me shkresë, partia opozitare LR-PDSH.

“Duke pasur  parasysh gjendjen kaotike organizative dhe financiare të Spitalit Klinik në Tetovë është absurde të ndërmerret një hap i tillë sepse duke parë të kaluarën e veprimit politik të këtij subjekti në përgjithësi dhe “anemia” organizative në shëndetësi, ky projekt do të mbetet në letër dhe do jetë i dënuar me dështim total duke bërë harxhime materiale pa kthim. Ftojmë partinë në pushtet që të frenojë këto keqpërdorime dhe premtime boshe, si ai për Universitetin Shqiptar në Shkup, e krejt kjo për të fituar ndonjë poen të pamerituar politik dhe tentimet konstante për defokusim të vëmendjes nga devijimet e shumta nga paaftësia e titullarëve të paaftë të partisë shqiptare në qeveri”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button