Aksident i rëndë në Ohër, tre persona humbin jetën

Tre persona nga Ohri, kanë humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në mesnatë në Ellshec. Njëri në moshën 20 vjeçare , ndërsa dy të tjerë, bashkëshortë të moshës rreth 40 vjeç.

Jo zyrtarisht mësohet se fatkeqësia ka ndodhur në mes dy veturave të cilët janë ndeshur direkt njëra me tjetrën. Njëra veturë “XHip”, ku kanë qenë tre persona dhe ka vdekur njëri prej tyre që ndodhej anësh vozitësit, ndërsa vozitësi është dërguar në spital me lëndime trupore.
Vetura ”Xhip”, që ka lëvizur nga Peshtani drejtë Ohrit është ndeshur me një veturë tjetër në të cilën ndodheshin dy bashkëshortët, të cilët kanë gjetur vdekjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button