Debat në Kuvend- Buxheti 2016: Nuk zhvillohet vendi me përmendore

Ministri për financa, Zoran Stavrevski ka arsyetuar propozim buxhetin për vitin 2016 para deputetëve. Ai pret që viti 2016 të ketë stabilitet më të madh politik me çka edhe krijohet klimë më e mirë për biznes, raporton Portalb.

“Tre vitet e ardhshme do të kemi rritje të GDP-së për 4%. Ngritja ekonomike do të ndihmohet edhe nga realizimi i projekteve infrastrukturore, mbështetja e ndërmarrjeve nëpërmes kredive të lira dhe rritja e investimeve të huaja. Karakteristike për buxhetin e vitit 2016 është edhe fillimi i procesit të konsolidimit fiskal. Deficiti buxhetor për vitin e ardhshëm do të jetë 3, 2 nga GDP, më 2017 -2,9 dhe 2,6% më 2018”, tha Stavrevski.

Sipas tij, investimet kapitale historikisht janë në nivelin më të lartë.

Për deputetin e LSDM-së, Marjanço Nikollov ky është buxhet i borxheve të reja të Maqedonisë, i shpërnguljeve të të rinjve dhe shtëpive të errëta, raporton Portalb.

“Qytetarët do te kenë më pak para, Qeveria do të shëtitet me vetura luksoze. Ky është buxhet jo për zhvillim, por tentim për të mbijetuar Qeveria. Më tregoni një vend që është zhvilluar duke ndërtuar përmendore. Në fund të fundit jetojmë në një vend, s’di pse i manipoloni qytetarët. Nga buxheti nuk dihet se ku do të harxhohen një numër i madh i parave. S’di me çfarë ndërgjegje dikush do ta voton këtë buxhet, Marjanço Nikollov”, theksoi Nikollov.

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në rend dite janë Propozimi i plotësuar i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 dhe Propozim vendimi për shpalljen publike për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button