Antalia, demonstrata gjatë mbajtjes së samitit G20

Një grup demonstruesish u tubuan sot për të protestuar gjatë samitit të G20, i cili po mbahet në qytetin e Antalia-s, në Turqi, raporton  Anadolu Agency (AA).

Protestuesit të mbledhur në sheshin e Republikës kanë kritikuar në veçanti Kinën, të cilën e llogarisin si shtet jodemokratik dhe larg vlerave qytetëruese.

Në tubimin e organizuar erdhën edhe anëtarët e asociacionit për solidarizim dhe kulturë të Turkistanit Lindor, të cilët mbanin në duar flamurin e Ujgurëve dhe të Turqisë.

Ata kërkuan nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan që në samitin në fjalë të luftojë për të drejtat e turqëve ujgurë. Demonstruesit kanë dënuar politikën të cilën Kina e zbaton ndaj pakicës së saj myslimane.

Ndërkohë policia ka arrestuar katër persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button