Papa: Urrejtja dhe dhuna nuk do të zgjidhë problemet e njerëzimit

Papa Françesku meshën e së dielës ia dedikoi ngjarjeve në Paris, ku ai paralajmëroi se përdorimi i emrit të Krijuesit në sulmet terroriste, fyen vërtetësinë e Krijuesit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dëshiroj të theksoj se urrejtja dhe dhuna nuk do të zgjidhë problemet e njerëzimit. Përdorimi i emrit të Krijuesit në zbatimin e dhunës, është fyerje për Krijuesin”, tha Papa.

Ai shprehu keqardhje të thellë për sulmin që ka ndodhur dhe shprehu ngushëllimet e tij për Presidentin e Francës Francois Hollande dhe popullit francez, ndërsa u shpreh se solidarizohet me familjet e viktimave.

Pas predikimeve me një minutë heshtje u nderuan viktimat në sulmet në Paris të premten. Me këtë rast Papa ftoi besimtarët të luten së bashku për të gjitha viktimat.

Në Vatikan, si dhe në qytete të shumta në botë janë forcuar masat e sigurisë.

Për sulmeve terroriste në Paris që vranë 129 vetë dhe plagosën 352, përgjegjësinë e mori organizata terroriste DAESH. Më herët u njoftua se në sulmet janë përfshirë tetë anëtarë të kësaj organizate.

Deri më tani dihet identiteti i një sulmuesi. Hetimet në Paris zbuluan njërën nga dy automjetet e përdorura në sulmet, si edhe tre kallashnikovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button