Shpresat e Maqedonisë u trembën nga “gjelat” e Francës

Shpresat e futbollit të Maqedonisë lëshuan një rast të mirë për të shënuar fitore ndaj Francës favorite, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të kualifikimeve për KE 2017 për reprezentacionet U-21 .

Edhe pse Maqedonia pjesën e parë të ndeshjes e mbylli me avantazh 2:0, ndërsa në pjesën e dytë nga minuta e 59’ kishte edhe epërsi në numër, kur Sparagna u ndëshkua me kartonin të kuq pas dy të verdhëve.

Enis Bardhi në ndeshjen ndaj Franës
Enis Bardhi në ndeshjen ndaj Franës

Por si duket francezët u këndellën dhe morën edhe më shumë vetëbesim, duke barazuar rezultatin në 2:2. Golat në këtë ndeshje për Maqedoninë i shënuan Angellov në të 19’ dhe Radeski në të 40’, ndërsa për francën i pari shënoi Haller në minutën e 65’, barazimi erdhi me golin e N’Koudou.

Për reprezentacionin e Maqedonisë luajtën edhe pesë futbollistë shqiptarë, 90 minuta të plota në fushë ishin, Mevlan Murati i FC Shkupi, Besir Demiri i Shkëndijës dhe Enis Bardhi i Ujpestit të Hungarisë, ndërsa si zëvendësues në pjesën e dytë u futën Demir Imeri i Horizont Turnovës dhe Visar Musliu i Renovës.

Mevlan Murati në duel ndaj Francës
Mevlan Murati në duel ndaj Francës

Ndeshjen e radhës Maqedonia e luan me 24 mars të vitit 2016 kur do të jetë nikoqire e Islandës që po kryeson tabelën, por me një ndeshje më shumë. Franca është e dyta që poashtu ka një ndeshje më shumë me 10 pikë, e Maqedonia është e treta me 7 pikë. Kualifikim siguron vetëm reprezentacioni që do të dalë i pari në tabelë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button