Lutfi Haziri: Unë kryetar, vajzat me shamia në shkollë

Duke folur në “Interaktiv”, Haziri ka dhënë zotimin se vajzat me shami të shkollave fillore e të mesme, do të shkojnë në shkollë.

“Ai udhëzim administrativ është veç një copë letër, që unë nuk kam nevojë të zbatoj. Kushtetuta thotë se të gjithë fëmijët duhet të shkojnë në shkollë fillore, dhe nëse nuk shkojnë janë prindërit përgjegjës. Unë do të shkoj të ulem në bankë bashkë me ato vajza, nëse është e nevojshme”, ka thënë Haziri. Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri për kundër-kandidat e ka Qemajl Mustafën e PDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button