Zhelezarec shënon fitoren e dytë, Ismaili golashënues
Kampioni i Maqedonisë në futboll në sallë, Zhelezarec e ka shijuar edhe fitoren e dytë në ndeshjen e tretë të turneut të Ligës së Kampionëve në kudër të Grupit B, duke e mundur kësaj radhe përfaqësuesin belg Hale – Goik me rezultat 4:0. Me këtë fitore futbollistët e Zhelezarecit fituan pozitën e dytë me 6 pikë të fituara, menjëherë pas favoritit Peskara, nga të cilët edhe përjetuan disfatën e vetme (2:0) në ndeshjen e parë.
Të dy fitoret tregojnë një të arritur të madhe të kampionit të Maqedonisë, duke marrë parasysh se këtë sezon për herë të parë u paraqitën në konkurrencën elitare, ndërsa kjo u ka mundësuar plasman në mes pozitës së pestë dhe të tetë.
Në këtë ndeshje golat për Zhelezarec i shënuan dy Ivan Krtsevski, pastaj Aleksandar Gligorov dhe futbollisti shqiptarë Taulant Ismaili. / Portalb /