Ku t’i kërkojmë rrënjët e ftohjes Rama-Meta?!

Deklaratat e fundit të Metës për gjithçka shkon vaj në partneritetin strategjik PS-LSI, thënë ashtu, plot “qetësi dhe dashuri” nga Ilir Meta, përforcojnë akoma dhe më shumë përshtypjen se aty vetëm qetësi e dashuri nuk ka. Por sigurisht ka një lloj përpëlitjeje politike për ta trukuar sa më shumë atë që dukshëm nuk shkon.

Por ku ka rrënjët çarja e madhe mes tyre?

Ishte nëntori i vitit 2013 kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Edi Ramës që të çmontonte raketat me mbushje kimike të Bashar Al Asadit.

Gjithçka do të kryhej nga fjala e fundit e shkencës, nga amerikanët, ndërsa Shqipërisë i premtohej një ndihmë financiare e madhe deri në 3 miliard euro në vit.

Ilir Meta, në një ntervistë televizive tha se “Shqipëria nuk mund ta mbajë këtë peshë, është e brishtë”. Më pas foli Blushi, shpërtheu opozita, por edhe një valë e fortë protestash të shoqërisë civile. Edi Rama nuk rezistoi por i tha “Jo” amerikanëve,  çka i shkaktoi një kosto të tmerrshme qeverisjeje.

Edi Rama i dha Ilir Metës më shumë se 40 përqind të pushtetit, por që në vitin e parë plasën skandale të forta siç ishte ai i drejtoreshës së Arsimit të Lushnjës, por edhe të tjera që u mbajtën fshehura. Megjithatë, tronditja e madhe mes Ramës dhe Metës ka ardhur pikërisht pas takimit të parë të Edi Ramës me Angela Merkelin në vitin 2014, kur Berlini kërkoi të nisë ndëshkimin e njerëzve që kanë abuzuar me pushtetin.

Realisht u fol se në Gjermani u përmend emri i Ilir Metës.

Sali Berisha e bëri publike këtë në Kuvend dhe më pas marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Ilir Metës mori një tatëpjetë, e cila arrit kulmin në verë kur pati impas.

Bëhej fjalë me nisjen e skandalit të CEZ, ku emri i kreut të Kuvendit përmendjen në trajtë hamendësimi, por si rezultante e një deduksioni politik e mediatik njëherësh,  si pjesë e negociatave për të përfituar nga borxhi i kompanisë çeke.

Me kalimin e kësaj të fundit Ilir Meta mori ofensivën duke kërkuar largimin e dy ministrave: Saimir Tahirit dhe Damian Gjiknurit. Tahirit, pasi siç e thanë eksponentë të rëndësishëm politik ai ka në dorë dy dosje të “tmerrshme” për Metën. Gjiknurit, për aferën CEZ, që siç thotë vetë ministri i energjitikës: “Çekët na kanë dhënë shumë dokumente”, pjesë nga të cilat ka dy javë që i bën publike në Kuvend. Mbrëmë i tha dhe diçka Berishës për të birin.

Meta po sulmon rëndë dhe, pas ndryshimit të një ministri siç është Nasip Naço, po vë Ramën nën presion për të riformatuar kabinetin, pra të heqë Tahirin. Pro Metës janë vënë edhe figura të mëdha të PS-së, siç janë Arta Dade e Fatmir Xhafa.

Megjithatë, siç ka thënë Servet Pëllumbi aleanca PS-LSI nuk funksionon thjesht si marrëdhënie personale por si një pakt politik. Që në fakt s’ka qenë kurrë: ai që në 2013 u lidh si pazar që ndryshon sipas ligjeve të tregut, transmeton Tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button