Pavle Trajanov mbështet aktin e ministrit Spasovski

Me ligj, ministri është ai qe përcakton rregullat. E drejta e tij është se nëse ingerencat ia bart dikujt tjetër, kështu thotë ish ministri për punë të brendshme Pavle Trajanov, pas vendimit të ministrit të ri t’i marr ingerencat e udhëheqësve të resoreve në kuadër të MPB-së, transmeton Portalb.

“Nëse ai ka vlerësuar se në këtë moment duhet t’u merren ingerencat e udhëheqësve në MPB, atëherë ashtu duhet edhe të ndodh. Kjo masë është marr, me siguri, për shkak mosbesimit, ai ka konsideruar se në poste udhëheqëse janë emëruar njerëz nga VMRO-DPMNE dhe BDI. Ky ndryshim nuk do të ndikojë në siguri, sepse profesionistët, gjithsesi se do jenë aty”, tha Trajanov.

Ministri i ri për punë të brendshme, Oliver Spasovski mbrëmë u ka dërguar letër të gjithë të punësuarve në MPB, me ç‘rast i ka njoftuar udhëheqësit e sektorëve se nuk vlejnë më kompetencat e ministrave të deritanishëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button