LSDM: Në MPB ju hoqëm kompetencat që të mos ketë keqpërdorime

Vendimi i ministrit të ti të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, se më nuk do të vlejnë kompetencat e dhëna nga ministrat që paraprakisht kanë udhëhequr me MPB është bërë me qëllim që të shmangen të gjithë keqpërdorimet, thonë në komunikatën e tyre nag LSDM-ja.

“Qytetarët dëgjuan të vërtetën për Maqedoninë se çfarë keqpërdorimesh janë bërë pikërisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke filluar te përgjimet e jashtligjshme dhe deri të funksioni i MPB-së si seli e VMRO-DPMNE-së në kohë zgjedhjesh. Në MPB nuk ka asnjë kaos por vetëm vendosje të rregullave ligjore dhe sigurinë e respektimit të ligjit, transparencës dhe punës me përgjegjësi në shërbim të qytetarëve. Redaksitë e zemëruara të mediumeve kurir me kryeredaktor Nikolla Gruevskin tregojnë panikun e qeverisë pas marrjes e kontrollit nga ana e qytetarëve.” – thuhet në komunikatë.

Reagimi erdhi pas lajmit se në MPB u janë marrë kompetencat të personave me funksione si drejtorë, komandantë dhe zyrtarë të tjerë në MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button