Gjithçka gati për miqësoren vëllazërore Kosovë – Shqipëri

Miqësorja e shumë pritur mes përfaqësues së Kosovës dhe Kombëtares shqiptare, do të luhet sot pasdite në kryeqytetin e Kosovës. Prishtina e cila tashmë është veshur kuqezi, sot do të jetojë më futbollin.

Tashmë është gjithçka gati për sfidën mes përfaqësues kosovare dhe Kombëtares shqiptare, ndeshje kjo që pritet të mbush tribunat e stadiumit te Prishtinës.

Sipas organizatorëve te kësaj ndeshje, gjitha përgatitjet e duhura për këtë ngjarje të madhe sportive, e që karakter festiv pas kualifikimit te kuqezinjve në Evropianin 2016, janë bërë më kohë, kështu që sot Prishtina pritet të ‘pushtohet’ nga tifozë të shumtë nga e gjithë Kosova.

 

Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë nis në orën 14:00, ndërsa dyert e stadiumi për shikuesit do të hapen në orën 11:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button