Në Shkup 12 aksidente, më lehtë të lënduar tetë persona

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer kontroll i gjithsej 12 aksidente, prej të cilave gjashtë janë me pasoja të dëmeve materiale, ndërsa në gjashtë me pasoja të lëndimeve të lehta kanë marrë dy shoferë të një  automjeti motorik, tre bashkudhëtarë dhe tre këmbësorë.

Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me ç’ka pritet komunikacioni të zhvillohet papengesa dhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit.

Nesër mbrëma për shkak të koncertit të artistit të estradës Gjorgje Balasheviq me fillim në orën 20 në QS “Boris Trajkovski” ndërsa me qëllim zhvillim papengesa dhe i sigurt i komunikacionit, nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmerren masa përkatëse për sigurinë e komunikacionit, rregullimin fizik, ndërsa sipas nevojës edhe riorientim të komunikacionit.

Nga e diela, 15 nëntor deri më 15 mars, në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacionin e rrugëve, automjetet të cilat marrin pjesë në komunikacion në rrugë apo lëvizim në vendbanime obligohen të posedojnë pajisje e parapara dimërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button