SHBA ndërmerr në Siri operacion kundër “xhihadistit John”

Njoftohet se forcat e SHBA-së kanë ndërmarrë një sulm ajror me objektiv militantin Muhammed Emwazi i cili njihet si “xhihadisti John” dhe i cili është vërejtur edhe në videot e ekzekutimeve të DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook në një deklaratë me shkrim ka dhënë informacionin se operacioni është ndërmarrë ditën e djeshme në rajonin Raka të Sirisë.

Cook ka shtuar më tej se tani janë duke vlerësuar rezultatet e operacionit dhe në një moment të përshtatshëm do të japin informacione shtesë.

Cook ka rikujtuar gjithashtu se Emwazi nënshtetas britanik është vërejtur në videot e ekzekutimeve të gazetarit amerikan, Steven Sotloff, amerikanit punonjës të ndihmave, Abdulrahman Kassig, punonjësve britanikë të ndihmave, David Haines dhe Alan Henning, gazetarin japonez Kenji Goto dhe të disa pengjeve të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button