Hapet Hamami i vjetër i restauruar në Tetovë

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoni Omur Sholendil morën pjesë në hapjen solemne të Hamamit të vjetër, tërësisht të restauruar në Tetovë.

Ministrja e Kulturës theksoi se restaurimi i këtij monumenti të rëndësishëm kulturor historik nga kultura otomane është kryer në bashkëpunim me Agjencinë internacionale turke për bashkëpunim dhe zhvillim – TIKA dhe se kjo është pjesë e programit të Qeverisë në kuadër të angazhimeve për mbrojtje dhe prezantim të nevojshëm të trashëgimisë së pasur kulturore të cilën e posedon Republika e Maqedonisë.

Ambasadori Shopendil theksoi se hamami i Tetovës paraqet një monument të rëndësishëm kulturor historik që është shenjë e kulturës dhe historisë së përbashkët për të dyja vendet.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behixhudin Shehapi tha se hamami është pjesë e kompleksit më të madh kulturor-historik në Tetovë, që i përfshin edhe Xhaminë e Larme, konaqet dhe urën e mëparshme dhe hanin për të cilin do të kërkohet të vendoset nën mbrojtjen e UNESKO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button