Juventus ëndërron dyshen Lavezzi-Gundogan

Në pole-position për Pocho Lavezzin dhe në presing për Ilkay Gundogan. Juventusi ka nisur që tani të mendojë për merkaton e Janarit, duke e përqëndruar vëmendjen te dy lojtarë me cilësi të mëdha.

Në heshtje të plotë, Drejtori i Përgjithshëm i bardhezinjëve Beppe Marotta dhe Drejtori Sportiv, Fabio Paratici kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara për të mbajtur në distancë sigurie të gjitha klubet e tjera konkurrente. Cështja që është në një fazë më të avancuar është ajo që ka të bëjë me argjentinasin e Paris Saint Germain. Lavezzi është në skadencë kontrate me kampionët e Francës por për të përvec Juventusit interesohen edhe Barcelona e Interi.

Zikaltërit provuan që në verë për të marrë, Pochon por nuk ja dolën dot dhe tashmë opsioni më i mundshëm për të ardhmen e Lavezzit është pikërisht Juventusi. Zonja e Vjetër do të tentojë ta afrojë në skuadër argjentinasin që në Janar edhe pse kontrata e tij me Parisin skadon verën e ardhshme. Ky operacion merkatoje mund të mbyllet për një shifër jo më të madhe se 3 milionë Euro.

Parizienët për të mos e humbur me parametër zero pas 6 muajsh lojtarin kanë ulur ndjeshëm pretendimet e tyre. Përsa i përket Ilkay Gundogan, Juventusi nuk do ta ketë edhe aq të thjeshtë ta shkëpusë mesfushorin nga Borussia e Dormtundit, pasi ky i fundit vetëm pak muaj më parë zgjati kontratën me verdhezinjtë. Gjithsesi drejtuesit bardhezinj do të bëjnë gjithcka për ta vendosur në dispozicion të trajnerit Allegri mesfushorin turko-gjerman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button