Luftë etiketash BE-Izrael

Komisioni evropian “nuk mbështet asnjë formë bojkotimi apo sanksioni ndaj Izraelit”.

Një gjë të tillë e ka deklaruar zv.presidenti Valdis Dombrovskis, duke saktësuar se normat interpretuese për etiketimin e origjinës së mallrave të prodhuara në territoret e pushtuara nga Izraeli janë “një çështje teknike, jo një vendim politik”.

I një mendimi krejt tjetër ka qenë Tel Avivi që e ka dënuar vendimin e Brukselit dhe e konsideron si një pengesë për procesin e paqes.

“Ky hap ngre pyetje lidhur me rolin që BE aspiron të luajë. Dhe mund të ketë edhe pasoja në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Europës”. Kështu u shpreh zëdhënësi i ministrisë së jashtme izraelite Emanuel Nahshon.

Europa e kërkon si detyrim që të etiketohen prodhimet e eksportuara në mënyrë që të dihet nëse vijnë nga Territoret e pushtuara nga Izraeli. Një normë e vendosur nga vendet e Bashkimit që kundërshtohet nga Izraeli i cili i druhet një bojkotimi të mundshëm të mallit të tij.

Marrëdhëniet tregtare mes BE-së dhe Izraelit vlejnë rreth 30 miliardë euro në vit (17 mld eksporte drejt Izrealit dhe 13 mld importe). Prodhimet që mbërrijnë nga territoret e pushtuara përbëjnë vetëm 0,5% të totalit. Por Izraeli druhet se konsumatorët europianë do t’i bojkotojnë të gjitha prodhimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button