Kryeministri i Indisë për vizitë në Britani të Madhe

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi arrin sot për një vizitë tre ditore në të Britani të Madhe ku do të takohet me homologun e tij britanik, David Cameron.

Në ditën e parë të vizitës, kryeministri Modi do të mbajë një fjalim në Parlamentin britanik.

Një fokus të vizitës pritet të jetë adresimi i kryeministrit Modi para turmës, në stadiumin Wembley të Londrës, në natën e premte.

Kryeministri britanik David Cameron ka thënë se kjo vizitë shënon “një shans historik” për Britaninë dhe Indinë, për të ndihmuar njëra tjetrën.

“Kjo është një mundësi për të dyja vendet, të lidhura nga historia, njerëzit dhe vlerat, të punojnë së bashku për të kapërcyer sfidat më të mëdha të kohës sonë,” ka thënë Cameron.

“Kryeministri Modi ka thënë se qëllimi i vizitës është për të forcuar “bashkëpunimin me një mik tradicional.”

Burimi: Evropa e Lirë

Telegraf në Britani, publikoi një video të gjatë 60 sekonda në të cilën jepet një pasqyrë mbi punën dhe jetën e Kryeministrit të Indisë. Ndiqeni videon këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button