Në Bregun Perëndimorë vritet një palestinez nga forcat izraelite

Në qytetin El­Halil në Bregun Perëndimorë një i ri palestinez ka humbur jetën si pasojë e hapjes së zjarrit nga forcat izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Një punonjës nga stafi shëndetësor në spitalin Ehli tha se një ekip prej 20 personash nga forcat e policisë kanë bastisur spitalin dhe kanë hapur zjarr ndaj të riut Abdullah Shelalide, ku si pasojë 27 vjeçari ka humbur jetën në vend.

Ndër të tjera mësohet se policia izraelite ka arrestuar edhe të riun Azam Shelalide, i cili ndodhej nën mjekim në spital. Ndërsa në lidhje me ngjarjen theksohet se ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button