Kirurgjia digjestive sot dhe nesër pranon vetëm raste urgjente

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov dje mbajti takim me kolegjiumin e Klinikës për kirurgji digjestive në të cilin është vendosur që për shkak të qetësimit të gjendjes sot dhe nesër Klinika të mos punojë

“Vendimi është që të enjten dhe premten të mos punojnë, gjegjësisht të punojnë vetëm për raste urgjente, ndërsa gjithçka që është kirurgji elektive dhe ambulancë t’i orientojmë drejt dy institucioneve tjera, Spitali i vjetër i Qytetit dhe ‘8 Shtatori’. Ndodhi akt shumë serioz dhe kriminel dhe me të drejtë që mjekët janë revoltuar dhe reagojnë. Ne jemi në komunikim me ta. Por, ajo që është më e rëndësishme për ne është që të qetësohet gjendja këtu, të krijohen kushte për funksionim normal, ndërsa nga ana tjetër asnjë pacient të mos pësojë për këtë shkak”, deklaroi Todorov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button