Agoli: “Kush e ndjen vetën shqiptar duhet të jetë në stadium” (Video)

Ansi Agolli u ka bërë thirrje tifozëve “Kuq e Zi” që të jenë të pranishëm në ndeshjen Kosovë-Shqipëri.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli gjatë konferencës për media u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të jenë të pranishëm në stadiumin e Prishtinës për ndeshen Kosovë- Shqipëri.

Përballja miqësore në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ka nxjerrë në pah problemet e tifozërive, ku grupimi më i madh i tifozëve Kuq e Zi ka vendosur ta bojkotojë nisur nga fakti i mosnjohjes së dy kombëtareve për shqiptarët.

“Mendoj se ai që e ndjen vetën shqiptar duhet të jetë të premten në stadium dhe jo vetëm aty, por edhe në pritjen e ekipit Kombëtar. Ne kemi bërë maksimumin që të jemi bashkë, pasi ekipi Kombëtar si të thuash ka bashkuar trojet shqiptare”, tha Agolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button