Shkelet ligji për Prokurori speciale, Janeva pa hapësira funksionale! (FOTO)

Prokurorja speciale Katica Janeva, edhe pas formimit të ekipit të saj prej 12 ndihmës prokurorëve ende nuk ka hapësirë funksionale, raporton Portalb.

Më 5 nëntor, në betimin solemn të ndihmës prokurorëve prokurorja Janeva pat deklaruar se nga e hëna, respektivisht më 9 nëntor do të fillojë me punë.

“Nga e hëna fillojmë me punë aktive në bazë të ligjit. Nuk e dimë se sa do të jetë numri i lëndëve , por nga e hëna do të fillojmë të drejtohemi drejt institucioneve në pajtueshmëri me ligjin”, deklaroi Janeva, informon Portalb.

Ekipi jonë sot, e mërkurë, ka vizituar ish objektin e Agjencisë për rini dhe sport. Objekt ky që është paraparë si hapësirë pune për prokuroren Janeva, por aty ka hasur në dyer të mbyllura. Siç shihet nga jashtë, brenda objektit po bëhen punë ndërtimore dhe nuk ka hapësirë për të nisur punën prokurorja speciale.

Tentuam që për këtë çështje të kërkojmë sqarim edhe nga vetë Katica Janeva, por ajo për redaksinë tonë ishte e pakapshme. Ndërsa nga Ministria për drejtësi rreth çështjes në fjalë na premtuan se do të përgjigjen me shkrim.

Kujtojmë se sipas Ligjit për Prokurori speciale, prokurores duhej t’i siguroheshin hapësira funksionale që nga fundi i muajit tetor.

prokuroria speciale

prokjaneva

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button