OKB, kritika Egjiptit dhe Iranit për lirinë e mediave

Zyrtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë theksuar se shtypja e gazetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Egjipt dhe në Iran janë shqetësuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Raportuesi special për lirinë e shprehjes në OKB David Kaye dhe raportuesi special për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në OKB Michel Forst në një deklaratë kanë shprehur kënaqësinë me rastin e lirimit të gazetarit egjiptian dhe mbrojtësit të të drejtave të njeriut, Husam Behcet.

Kaye dhe Forst tërhoqën vëmendjen se frika për akuzat dhe arrestimet ka krijuar një atmosferë që frikëson gzetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Ndërsa në anën tjetër katër ekspertë të OKB-së për të drejtat e njeriut në një deklaratë të përbashkët i kanë bërë thirrje Iranit që ti japë fund arrestimeve të gazetarëve.

Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut kanë theksuar se Irani ndodhet mes vendeve ku kryhen më së shumti arrestime ndaj gazetarëve dhe ku në nëntor janë arrestuar 5 gazetarë.

Ata i bënë thirrje Iranit që ti japë fund shtypjes së gazetarëve para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen vitin e ardhshëm si dhe të lirojë gazetarët e arrestuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button