Raporti i KE-së për Maqedoninë vërtetoi se përgjimet janë autentike

Ky është raporti me kritikat më negative nga të gjithë raportet e viteve paraprake për Maqedoninë. Kurse më në fund u vërtetua se përgjimet nuk janë autentike por janë vendimtare për të diskredituar fenomenet negative të qeverisjes. Këto ishin konstatimet që u bënë në debatin e sotëm ku bënë analizat e tyre disa nga figurat publike me ndikim në Maqedoni, njofton Portalb.

Arben Taravari, sekretari i përgjithshëm në Lëvizjen për reforma në PDSH dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup tha se ky është një ndër raportet më të dobëta deri tani për Maqedoninë.

Debati
Debati

“Ky, për fat të keq është raporti i regresit edhe atë në të gjitha segmentet e jetës, politike, ekonomike, të jurisprudencës,mediave, etj. Unë sot përqendrohem në analizën e çështjes politike. Partitë shqiptare parlamentare për fat të keq hyrën në lojëra të fëlliqura që i dëgjuam në përgjimet. Sfera politike dhe ekonomikë në vend janë, jo kritike, por më tepër se kritike. Në raport veçmë qëndron edhe fjala “korrupsion.” – tha Taravari. Ai shprehet optimist dhe mendon se me negociatat që bëjnë partitë ndërmjet tyre do të tejkalohet kjo situatë.

Gjithashtu rezultatet e këtij raporti janë bazuar në zbatimin e sugjerimeve të raportit të Pribes, thotë Bojan Mariçiq, nga Qendra për Studime Evropiane në Maqedoni.

“Ashtu si pritej, kriza politike është në fokus të këtij raporti dhe shumë pyetje të tjera në njëfarë mënyre janë marrë me zgjidhjen e problemeve të raportit të reformave urgjente të Pribes dhe përgjimeve të opozitës. Është më rëndësi edhe kritikat që janë bërë në anën politike dhe krizën fiskale, gjegjësisht në sferën e transparencës dhe ndarjes së buxhetit.” – shtoi Mariçiq.

Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së në parlamentin e Maqedonisë tha se ky është raporti me fjalorin më sa paku diplomatik dhe më i drejtpërdrejti për sa u përket vërejtjeve dhe sugjerimeve për atë se çfarë duhet ndryshuar në punën dhe politikat e qeverisë.

“Raporti demanton të gjithë ato pretendime se përgjimet e publikuara mund te ishin të falsifikuara. E vetmja anë pozitive e tij është ruajtja e rekomandimit i cili në fakt është rekomandim i kushtëzuar me Marrëveshjen e Përzhinos. Kjo flet se Maqedonia nuk mund të krenohet se ka bërë progres por më së paku mund te ketë ngecje, për të mos thënë regres ose kthim mbrapa.”

Ajo tha se është shumë herët për të vlerësuar nëse këto rezultate do te ndikojnë në shprehjen e vullnetit politik të qytetarëve në zgjedhje por, sipas saj, nëse nuk duan të kenë rezultate negative partitë politike duhet të ulen, ta analizojnë atë dhe të gjejnë zgjidhje.

Lexo: Publikohet raporti i KE-së: Maqedonia përjeton krizën më të rëndë politike nga 2001-shi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button