Do të shtyhen afatet për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Siç kumtuan sot në konferencën për shtyp ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski dhe drejtori i Agjencisë për Kadastrën e Patundshmërive, Sllavçe Tërpevski, me ndryshimet propozohet afati për shtrimin e kërkesave të vazhdojë deri më 31 mars të vitit 2016, ndërsa ata të cilët tashmë kanë shtruar kërkesë të mund të dorëzojnë elaborate gjeodezike deri më 31 dhjetor 2016.

Qëllimi, siç tha Misajllovski, është t’u dalë në ndihmë qytetarëve që t’i legalizojnë objektet e ndërtuara në mënyrë ilegale.

Afati fillestar për dorëzimin e elaborateve gjeodezike skadoi më 31 dhjetor të këtij viti. Misajllovski pret një numër të madh të kërkesave të reja për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Tërpevski njoftoi se në afatin fillestar për shtrimin e kërkesave për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme janë dorëzuar 360.000, prej të cilave për 175.000 janë shtruar elaborate, ndërsa janë regjistruar në kadastër dhe janë legalizuar 135.500 kërkesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button