Ivanov: Raporti i KE-së pasqyrë objektive për gjendjet në Maqedoni

Edhe raporti i sivjetmë i Komisionit evropian jep pasqyrë objektive të gjendjeve aktuale në disa sfera në Republikën e Maqedonisë. Vendin e pret periudhë intensive në skenën politike dhe nevojitet sjellje me përgjegjësi nga të gjithë aktorët politik.

Këtë e vlerësoi presidenti i vendit, Gjorge Ivanov pas takimit të sotëm me euroambasadorin Aivo Orav, në të cilin ai ia dorëzoi Raportin e KE-së për përparimin e Maqedonisë për vitin 2015 dhe e informoi për vlerësimet kyçe të përmbajtura në raport.

“Duke e pasur parasysh mbështetjen e madhe të cilën procesi integrues e ka nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë, konsensusi politik, ndëretnik, social dhe në të vërtetë i tërë konsensusi shoqëror për integrimin në BE, fuqinë transformuese të cilën e ka vetë procesi, pa dyshim udhëzon për domosdoshmërinë që me seriozitet maksimal të gjithë faktorët shoqëror dhe politik në vend, energjinë e tyre ta kahëzojnë drejt tejkalimit të vërejtjeve nga Raporti. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë nevojë që proceset reformuese për arritjen e standardeve dhe përmbushjen e kritereve të jenë prioriteti më i lartë në periudhën e ardhshme”, tha shefi i shtetit gjatë takimit.

Ai me atë rast e theksoi domosdoshmërinë për ndryshim të gjendjes së status-kuo-së në kontekst të hapjes së negociatave inkuadruese për anëtarësim.

“Është koha e fundit që Republika e Maqedonisë t’i fillojë negociatat inkuadruese për anëtarësim në BE. Duhet objektivisht të shqyrtohen pasojat nga pritja shumë e gjatë. Ktizat politike po përsëriten dhe për fat të keq, çdo krizë e ardhshme është me intensitet më të fuqishëm dhe pasoja më të gjera”, theksoi Ivanov.

Lidhur me Marrëveshjen e 2 qershorit dhe Protokollit të 15 korrikut, të harmonizuara nga ana e liderëve të partive politike, presidenti Ivanov konsideron se zgjidhjet e arritura duhet të zbatohen me kosekuencë, të tejkalohen inatet politike dhe lojërat ditore politike. Të gjithë aktorët politik, në mënyrë të pashtyeshme dhe tërësisht t’i përkushtohen agjendës evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

“Në të ardhmen pres që dialogu politik të realizohet në institucionet e sistemit, me besim në to dhe me respektimin e tyre të plotë dhe të pakusht”, porositi presidenti Ivanov.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button