Gruevski: Raportin më të mirë do ta jep populli në zgjedhje

Pavarësisht raportit të Komisionit Evropian, për kryeministrin Nikolla Gruevski raportin më të mirë për vendin do ta japë populli në zgjedhje. Gruevski tha se nuk është me rëndësi se a është raporti pozitiv apo negativ, por që vendi mori rekomandimin, njofton Alsat-M.

Nga ana tjetër Gruevski nuk deshi të komentonte vërejtjet e Komisionit për përfshirjen e zyrtarëve qeveritarë në aferën e përgjimeve, duke theksuar se nuk e kishte dëgjuar fjalimin e sotëm të komisionarit evropian Johanes Han.

“Çfarë është e drejtë, çfarë nuk është e drejtë nga ajo që ka thënë Han unë nuk e di, nuk e kam dëgjuar deklaratën e tij, por nëse është ashtu këtë do ta dëshmojë koha a është i mirë apo jo raporti nuk është çështja kyçe në këtë moment, çështja kyçe është se përgjigjen do ta jap populli dhe kyçe është që morën rekomandimin. Raporti ka edhe elemente pozitiva edhe negative, është puna jonë tani ti nënvizojmë dhe të vazhdojmë, kritikat ti përmirësojmë, por me rëndësi është se rekomandimi është këtu ky është raporti i Bashkimit Evropian, ne me padurim presim raportin e popullit në zgjedhjet e vitit 2016”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Ambasadori Aivo Orav shmangu komentet nëse raporti i sivjetmë është më negativ në krahasim me vitet e kaluara, megjithatë theksoi se miqtë e mirë tregojnë kritikat negative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button