Tearcë, Ahmeti takoi zyrtarët e lartë të BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Komunën e Tearcës takoi kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e Qeverisë nga radhët e BDI-së, ku sipas tyre u interesua për dinamikën e realizimit të projekteve që kanë të bëjnë me zhvillimin rural të komunave shqiptare.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se BDI angazhohet për zhvillim rural që njëkohësisht zbatojmë edhe programin partiak.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të BDI-së dhe ministër i Ekonomisë, Bekim Neziri, theksoi se zhvillimi rural mbetet një nga prioritetet e rëndësishme të BDI-së për zhvillim të barabartë ekonomik të rajoneve shqiptare.

Krerët e komunave shqiptare nga radhët e BDI-së, theksuan se është përmirësuar jeta e qytetarëve, kurse buxheti i shtuar për këtë vit, do të ndikojë që në masë të madhe të realizohen projektet e programit të qeverisës së BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button