Neziri: BE ofron ndihmë për konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

“Ministria e Ekonomisë , si partner kombëtar – Institucion për KOSME ,favorizon pikërisht Programin e BE-së për konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Bashkimin Evropian , sepse ajo ofron mundësi për forcimin e konkurrencës dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve si dhe nxitjen e kulturës sipërmarrëse dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme . Nxitja e konkurrencës së kompanive bëhet përmes ofrimit të qasjes më të mirë në financa, shërbime mbështetëse për përkrahje dhe nxitje të sipërmarrësisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ,  sipërmarrës ekzistues dhe ato potencialë dhe organizatat e biznesit për të mbështetur zhvillimin e bizneseve”, theksoi ministri Neziri në promovimin e Programit të BE-së për konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme – KOSME 2014-2020.

Nga atje thonë që programi ka një buxhet total prej 2.3 miliardë euro për periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020 dhe përbëhet nga 4 komponentë : qasjen në financa , qasje në tregje të reja , përmirësimin e kushteve kornizë, si dhe promovimin e sipërmarrjes ,ndërsa me nënshkrimin e marrëveshjes për pjesëmarrje të RM në programin e BE-së vitin e kaluar ,janë plotësuar kushtet për përdorimin e tij .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button