Ja se çfarë shkruan Progres-Raporti i KE për Shqipërinë

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë: Reforma në drejtësi, gjithëpërfshirëse. Gjosha: Të adresojmë rekomandimet

Komisioni Europian ka publikuar progress-raportin pwr Shqipwrinw, njw dokument prej rreth 80 faqesh, ku analizon reformat e nisura nga Qeveria, por edhe ato që duhet të përmbushen në kuadër të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Në lidhje me reformën në drejtësi, konsideruar si kyce për procesin e integrimit, raport-progresi evidenton që Shqipëria të përmbushë prioritetet kyçe mbi reformën në sistemin gjyqësor vitin e ardhshëm duhet:

-Të miratojë një strategji të re të reformës në gjyqësor dhe të vazhdojë përmes një procesi konsolidimi dhe gjithëpërfshirës

-Të plotësojë vendet e lira në Gjyatën e Lartë dhe Gjykatave Administrative

-Të publikojë të gjitha vendimet e gjykatave me arsyetimet e tyre përkatëse brenda një afati të arsyeshëm.

Sa i takon kritereve politike, zgjedhjet lokale të qershorit 2015, raport-progresi evidenton se ato u zhvilluan pa ndonjë incident të madh. “Shqetësimet lidhur me paanësinë dhe profesionalizmin e autoriteteve të procesit zgjedhor dhe politizimi i përgjithshëm i procesit elektoral duhet ende të adresohet. Duhet bërë më shumë në lidhje me adresimin e kulturës përçarëse të politikës si dhe për të siguruar një dialog konstruktiv mes partive”, theksohet në progres-raportin e Komisionit Europian.

Raporti për Shqipërinë është pjesë e Paketës së Zgjerimit 2015 miratuar sot nga Komisioni Evropian. Komisioni Europian arriti në përfundimin se Shqipëria ka bërë përparim të vazhdueshëm për sa i përket kritereve politike, duke vazhduar të implementojë dhe të konsolidojë reformat në fushën e sundimit të ligjit. Në reformën e administratës publike, Shqipëria ka miratuar legjislacionin kyç dhe strategji gjithëpërfshirëse për reformat.

Në mënyrë që të çelë negociatat, Shqipëria duhet të zbatojë reformat në fushat kryesore prioritare, kryesisht duke finalizuar reformën gjithëpërfshirëse të sistemit gjyqësor. Më tej rezultate të prekshme janë të nevojshme në fushën e sundimit të ligjit, duke përfshirë progresin me qëllim që të ketë një historik të hetimeve pro-aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në të gjitha nivelet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut, përfshirë të drejtat e pronës duhet të forcohet. Një dialog konstruktiv ndërpartiak mbetet thelbësor për vazhdimin e procesit të reformave të BE-së.

“Në Shqipëri kam mirëpritur progresin për adresimin e prioriteteve kryesore në hapjen e negociatave dhe për të siguruar disa reforma të nevojshme për të avancuar integrimin në Bashkimin Evropian. Më shumë duhet bërë në shtetin ligjor duke çuar përpara reformat në drejtësi dhe për të ndërtuar të dhëna sa i përket luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të respektohen të drejtat e njeriut, sidomos e drejta e pronës, legjislacioni dhe kompensimi i pronave”, u shpreh Hahn në komitetin e Jashtëm të PE-së.

Progres Raporti thekson se Qeveria është përqëndruar në adresimin e prioriteteve për hapjen e negociatave me BE-në,duke ndjekur një sërë reformash të nevojshme për të avancuar në rrugën e integrimit në BE.

“Është bërë progres në nivelin e qeverisë lokale me fillimin e implementimit të reformës administrative dhe adaptimin e strategjisë së decentralizimit. Megjithatë duhen përpjekje të tjera substanciale për të sqaruar funksionet dhe përgjegjësitë e njësive të reja administrative si dhe për të rritur kapacitetet e tyre financiare dhe administrative”, thekson dokumenti, duke shtuar se qeverisja vendore vijon të përballet me vështirësi në zbatimin e përgjegjësive të tyre në planet urbanistike.

Pogres Raporti evidenton se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar profesionalizmin dhe depolitizimin e institucioneve të pavarura. “Shqipëria duhet të shqyrtojë mundësitë për futjen e dispozitave të harmonizuara për emërimin dhe shkarkimin e krerëve të institucioneve të pavarura, të sigurojë një proces transparent dhe të bazuar në meritë për përzgjedhjen e krerëve dhe anëtarëve të bordeve, të sigurojë autonomi buxhetore dhe autonomi për të ngritur strukturat e tyre të brendshme”.

Gjithashtu, Komisioni Europian ndalet ne perpjekjet per luften ndaj krimit dhe trafiqeve.
“Vitin e kaluar ka pasur një rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, veçanërisht në luftën kundër trafikut të drogës.

Megjithatë mbetet për tu zhvilluar bashkëpunimi mes prokurorisë dhe policisë.

-Numri i dënimeve të fomrës së prere mbetetet i papërfillshëm

-Niveli i aseteve të konfiskuara është i ulët

Me qëllim të përmbushjes së prioritetit kyç në luftën kundër krimit të organizuar, në vitin e ardhshëm Shqipëria duhet:

-Të demonstrojë progres të mëtejshëm me qëllim krijimin e një historiku solid të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve, duke përfshirë çmontimin e rrjeteve kriminale, të përfshira në të gjitha format e krimit të organizuar.

-Të ndryshojë legjislacionin përkatës në fushën e përgjimeve dhe mbikqyrjes, afatet kohore për hetime dhe pranueshmërinë e provave për të rritur efikasitetin e hetimeve për rastet e krimit të organizuar, në përputhje me standardet europiane.

-Të ngrihet një politike efektive e burimeve njerëzore

Pas publikimit të dokumentit nga eurokomisioneri Johannes Hahn, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha apeloi për të lexuar mirë këtë progres-raport dhe të adresojmë rekomandimet, pasi nuk kemi kohë për të humbur”.

“Komisioneri Hahn sapo publikoi progres-raportin për Shqipërinë. E mirëpritëm progresin e qëndrueshëm për 5 prioritetet, por mbetet akoma për të bërë me ndërtimin e shtetit të së drejtës, sistemin e drejtësisë, të drejtat themelore me fokus të drejtën e pronës’, nënvizoi Komisioneri Hahn. Ky progres-raport qartësisht reflekton arritjet me reformat dhe sfidat e mëdha që kemi përpara në rrugën tonë drejt BE-së. Të lexojmë mirë këtë progres-raport dhe të adresojmë rekomandimet, pasi nuk kemi kohë për të humbur!”, shkruan ministrja Gjosha në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button