Lëvizja Besa realizon takim në Ambasadën e Suedisë

Sot në Ambasadën e Suedisë në Shkup është realizuar një takim mes kryetarit të Lëvizjes, Bilall Kasami, dhe anëtarit të Kryesisë Qendrore, Afrim Gashi me ambasadorin suedez, Mats Stefanson.

“Lëvizjes Besa, ambasadori suedez Stefanson në këtë takim, ndër të tjera, shprehu interesim për platformën e Lëvizjes Besa “Ridefinimi”, ku parashihet në detaje bazamenti prej ku mund të fillojë një rrugëtim i suksesshëm i Maqedonisë. Ndërkaq përfaqësuesit e Besës në këtë takim e shpjeguan më hollësisht edhe idenë e Këshillit Mbipartiak, ku janë duke u grumbulluar shumë parti opozitare, organizata, profesorë, intelektualë dhe forca të tjera progresive në vend”, informojnë nga Lëvizja Besa. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button