Han: Maqedonia nuk e humb rekomandimin por me disa kushte

Maqedonia ka marrë rekomandimin e shtatë me radhë nga Komisioni Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimi Evropain por, me kusht, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së qershorit/korrikut dhe të fillohet me reformat sipas rekomandimit të KE-së, transmeton Portalb.

Këtë e deklaroi pak më parë para përfaqësuesve të Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian (grupi AFET), euro-komisari për zgjerim, Johanes Han.

Duke e prezantuar Strategjinë për zgjerim të Bashkimit Evropian në 2015, Han për Maqedoninë tha se vazhdon rekomandimi me zbatimin e këtij kushti.

Për përparimin e arritur deri më tani, arritja e marrëveshjes së korrikut është e rëndësishme dhe Komisioni Evropian, hapjen e bisedimeve për Maqedoninë por me kusht që të zbatohet plotësisht kjo marrëveshje dhe menjëherë të fillohet me reformat e rekomanduara nag KE-ja. Më shumë me këtë çështje do të merremi pas zgjedhjeve parlamentare në pranverën e vitit të ardhshëm.” – tha Han.

Sipas Han, Maqedonia ka pajtueshmëri të lartë me legjislacionin evropian por është vërtetuar se qëndrimi politik është i ndikuar nga ndërhyrjet dhe korrupsioni.

Takimi në parlamentin Evropian akoma vazhdon kurse në ora 12:30 pritet të jepet njoftimi për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button