Nevoja e zanateve, mungon studimi afatgjatë

Në Maqedoni, mungojnë studimet afatgjate për nevojën e zanateve në tregun e punës. Anketa e Agjencisë së Punësimit për kërkesat e shkathtë sive në tregun e Maqedonisë siguron tregues afatshkurtër të dobishëm për pritjet e punëdhënësve në lidhje me punësimet e reja dhe nevojat për shkathtësitë me të cilat duhet të disponojnë personat që të jenë konkurrues në tregun e punës. Sipas përfaqësuesve të sektorit të biznesit, studimet në tregun e punës për nevojën e profesioneve të ndryshme nuk janë të plota dhe u mungon qasja afatgjate e planifikimit, njofton Koha.

Sipas përfaqësuesve të sektorit të biznesit, studimet në tregun e punës për nevojën e profesioneve të ndryshme nuk janë të plota dhe u mungon qasja afatgjate e planifikimit

Sugjerohet që në kushtet e papunësisë së madhe dhe vështirësisë për të gjetur një vend pune , rinia duhet ta kthejë interesin edhe tek zejet që kërkohen në tregun e punës e jo të vrapojë pas punësimeve në administratën shtetërore. Në këtë drejtim, zejtarët theksojnë se edhe në këtë kohë të krizës, dëshmohet se një zejtar i aftë dhe profesionist, asnjëherë nuk mbetet pa punë dhe çdo herë ka një ekzistencë të siguruar. Këtë e mbështesin me faktin se çdo herë do të ketë nevojë që ndonjë aparaturë apo mjet shtëpiak të rregullohet, ndërsa edhe në të ardhmen përkundër kompjuterizimit të proceseve punuese, do të ekzistojë nevoja për punë dhe punëtorë manual.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button