Postimi privat në Facebook, shndërrohet në politikë zyrtare partiake

[Recension: Ja se si LSDM-ja e paramendon demokracinë (FOTО)]

Ja edhe këtë e pamë – postimi individual i dikujt në Facebook “është bërë” politikë zyrtare e partisë kryesore opozitare?! S’do mend, magji mediatike, të cilën disa njerëz ose dikush ia shet publikut sikur nuk ka kufinj. Vetëm se në këtë rast iluzioni masovik për “masat popullore” është “montim” klasik politik që nuk ka lidhje me truket e magjistarëve dhe ndërhyrjet e ngjashme të sofistikuara. Këto janë matrapazllëqe partiake dhe përpjekje për të fituar “imtësira” në realizim të “fajtorëve tashmë të zakonshëm” – eksponentëve mediatikë.

111Linku deri te artikulli origjinal: Ja se si LSDM-ja e paramendon demokracinë (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 06.11.2015, 14:00

Data e recensionit: 07.11.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

SI TË “DEMONIZOHET” POLICI I PARË I CILI AKOMA NUK ËSHTË ZGJEDHUR

Shihni, dikush në Facebook ka postuar fotografi – montazh, të pahijshme dhe absolutisht të papranueshme, ku është paraqitur një përmendore varr me fotografinë dhe emrin e ish-ministreshës për punë të brendshme, dhe kjo është shoqëruar me tekstin “LSDM-ja niset për fitoren përfundimtare”. Atë fotografi e ka shpërndarë një njeri për të cilin në këtë tekst thuhet se është i punësuar në MPB. Е, tani vjen “truku” kryesor – e gjithë kjo është argument kulmor se kështi “оpozita e paramendon demokracinë”. Sikur të mos ishte qesharake do të ishte tragjike, e ndoshta sikur të mos ishte tragjike, kjo deklaratë do të ishte qesharake. Me të vërtetë shembull i dobët për induksion.

Ta qartësojmë, fotomontazhi konkret është, përsëri do ta them, për çdo dënim, mirëpo vendosja e tij në rrjetet sociale nga individë, të cilët sipas të gjitha gjasave anojnë nga opozita, nuk mund të barazohet me pozitat dhe politikat zyrtare të LSDM-së. Nga aspekti profesional, pohimi:

Fotografia është shpërndarë nga Zoran Bllazhevski, përndryshe i punësuar në MPB, kështu që siç duket, ministri i ri akoma jozyrtar Oliver Spasovski i ka ndarë detyrat e para.

aspak nuk qëndron. Nuk ka asnjë mbështetje, dëshmi ose pak burime të qarta të cilat do të vendosnin ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet fotomontazhit dhe njëfarë zyrtarizimi opozitar të qërimit fizik të hesapeve me pushtetin. Pohimet e tilla jo vetëm që nuk janë serioze, por janë edhe të rrezikshme. Plus, nuk flasim për, së paku nuk është theksuar, për funksionarë të dalluar partiakë të cilët qëndrojnë prapa publikimit dhe shpërndarjes së fotografisë, ndërsa akti i tillë absolutisht nuk çon drejt ministrit të ardhshëm për punë të brendshme si njëfarë “organizatori kryesor”.

Në kohën e sotme, rrjetet sociale çdokujt ia ofrojnë mundësinë që të shprehet, edhe pozitivisht edhe negativisht, edhe në mënyrë kualitative edhe në mënyrë jokualitative… Pajtohem, fuqia e zërit individual tani është shumë më e madhe, mirëpo, kjo megjithatë, nuk do të thotë se ky zë e artikulon mendimin e një grupi më të madh të njerëzve, në këtë rast të një partie me mijëra anëtarë dhe simpatizues. Ai që e ka shkruajtur artikullin e ka ditur këtë shumë qartë, mirëpo e ka shfrytëzuar, ose nëse doni e ka keqpërdorur postimin me fotomontazhin e pafat, dhe të dënueshëm, vetëm për një qëllim – akoma pa u futur në kabinetin e ministrit të “demonizohet” shefi i ardhshëm i MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button