Më në fund Komuna e Tetovës, me masa konkrete kundër ndotjes së ajrit

Si rezultat i rritjes së ndotjes të ajrit me grimcat PM10, nga Komuna e Tetovës njoftojnë se prej sot, fillon  trajtimi i rrugëve dhe bulevardeve qendrore të qytetit me CMA AL 25 (calcium magnesium acetate), ku aplikimi i rregullt i rrugëve me këtë substancë pritet të reduktojë pluhurin dhe mikrogrimcat e dëmshme në ajër deri në 30% në vlera ditore, njofton Portalb.

“Këto masa përfshijnë zbatimin e aktiviteteve dhe masave në vendosjen e një regjimi të veçantë të lëvizjes së automjeteve të mallrave të rënda, destinacioni përfundimtar i të cilëve nuk është qyteti i Tetovës, që të njëjtit t’i përdorin rrugët dytësore përreth qytetit. Nga ana e Inspektoratit Komunal do të kryhen kontrolle të rrepta lidhur me respektimin e orarit për ngarkimin-shkarkimin të mallrave në qytetin e Tetovës nga ora 19:00 deri 08 të mëngjesit, dhe jo respektimi eventual I kësaj mase do të jetë lëndë e gjobave të ashpra për qytetarët e pandërgjegjshëm  apo personave juridikë”, thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës,.

Nga atje informojnë se është lëshuar SOS linja ekologjike (0800 44 053), si dhe e është promovuar web portali Tetova/e-report, ku qytetarët do të mund t’i paraqesin veprimet e pandërgjeshme te qytetarëve  apo personave juridikë, të cilët e ndotin ambientin .

Sipas tyre, Inspektorati Komunal do të kryej kontrolle të shpeshta në objektet industriale me qëllim që të vërtetohet nëse ata posedojnë leje ekologjike B dhe nëse gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre afariste të njëjtit a u përmbahen standardeve të caktuara që kanë për detyrë mbrojtjen e ambiemtit jetësorë.

Po ashtu nga atje thonë se me qëllim për ta reduktuar trafikun, është prezantuar plan i ri për rrugët njëkahëshe në qytet, si dhe me vendimin e këshillit për një masë afatgjatë për te trajtuar me ndotjen, ka themeluar dy ndërmarrje publike: Ndërmarrjen Publike Parkingu I Qytetit, si dhe Ndërmarrjen publike për Transportin publik. / Portalb

Lexo: Ndotja e ajrit në Tetovë nuk zbret nga nivelet rekorde
Lexo: Ndotja e ajrit godet shtatzënitë e hershme
Lexo: Tetovë: Ndotja e ajrit në nivel alarmant
Lexo: Tetovë, ajri i dëmshëm, të revoltuar kërkojnë masa urgjente nga zyrtarët!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button