Maqedoni, inspektorët filluan vizitat në shkolla

Inspektorët e arsimit filluan t’i vizitojnë shkollat në Maqedoni në tre mujorin e parë të fillimit të vitit shkollor, njofton Portalb.

Ata kërkojnë planprogramin e mësimdhënësve, sa është realizuar si dhe kontrollojnë plotësimin e ditarëve elektronik dhe mbarëvajtjen e orëve.

Mësimdhënësit lidhur me këtë gjë thonë se nuk kanë asgjë kundër kontrollit të inspektorëve mirëpo që mbi ta po krijohet shumë presion dhe stres, kurse kërkojnë që kjo të jetë mënyra e vetme e kryerjes së kontrollit mbi punën e tyre.

“Ne e kuptojmë që inspektorët këtë punë kanë, të kontrollojnë mbarëvajtjen e punës së mësimdhënësve mirëpo përveç kësaj të shtohet edhe testimi ekstern plus me ditarët që po kryejmë të njëjtën punë dy herë është e tepër. Rrogat nuk rriten kurse puna veç se vjen e shtohet kurse asnjë rritje nuk ka në paga”, tha R.G., mësimdhënës.

Gjithashtu nuk kemi libra, nuk e di se pse edhe MASH nuk dënohet për mos shpërndarjen e librave me kohë, thotë ai.

Nga MASH  thonë për Portalb se inspektorët kryejnë detyrën e tyre dhe se është normale që të kryhen kontrolle të tilla.

“Inspektorët gjithnjë janë në teren, gjithashtu edhe ne jemi duke përcjell punën e mësimdhënësve. Është normale që kontrolle të kryhen”, thonë nga zyra për informim e MASH.

Kryetari i LASH-it në Kumanovë, Samet Jahiji thekson se testimi ekstern duhet të tërhiqet.

“E kam cek shpesh herë që testimi ekstern nuk është mënyra e duhur të testohen as nxënësit dhe as mësimdhënësit. Inspektorët apo këshilltarët mund të vinë të hynë në orë të shohin si mbajmë orën dhe të vlerësojnë mësimdhënësit në bazë të aftësisë e mësimdhënies, se në fund të fundit ne për atë po paguhemi, por jo të vlerësohemi në bazë të testimit. Gjithashtu nxënësi në shumë mënyra mund të vlerësohet dhe jo nga një testim i stërmbushur me gabime. Mësimdhënësve po iu bëhet shumë presion kjo është më se e dukshme”, tha për Portalb, Jahiji.

Kurse shumica e mësimdhënësve veç se kanë filluar të ankohen lidhur me funksionimin e ditarëve elektronik, të cilët thonë se problemet e viteve të kaluara nuk janë përmirësuar dhe se ende ballafaqohen me vështirësi gjatë plotësimit të ditarëve elektronik.

Ndërkaq sa i përket dënimeve për mangësitë në punën e mësimdhënësve,  nga MASH thonë që ato do të publikohen pas përfundimit të kontrollit në të gjitha shkollat e vendit.

LEXO MË SHUMË:

Kontrolli mbi mësimdhënësit një farsë që nuk i ndihmon procesit arsimor

Mësimdhënësit ankohen: na bëjnë presion me kontrolle

Inspektorët detyrohen ti dënojnë mësimdhënësit

Inspektorët në teren, mësimdhënësit në ankth

Mësimdhënësit kërkojnë prolongimin e dënimeve nga testimi ekstern

Testimi ekstern sërish lajmërohen dënime ose shpërblime

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button