Samiti G20, në fokus edhe Siria dhe lufta kundër DAESH-it

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, kanë njoftuar se presidenti amerikan Barack Obama në Samitin e liderëve G20 që do të mbahet në Antalya të Turqisë me liderët e tjerë do të diskutojë edhe për çështjen e Sirisë dhe luftën kundër DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest në lidhje me Samitin e liderëve G20 ka thënë se liderët e 20 ekonomive më të mëdha të botës në takimin e tyre në Antalya në përgjithësi do të diskutojnë për ekonominë ndërkombëtare, ndërsa Obama më homologët e tij do të diskutojë edhe për çështjen e Sirisë dhe luftën kundër DAESH-it.

“Kur mendohet se aleatët turq kanë strehuar një numër të madh të refugjatëve sirianë dhe ndodhen nën një presion për shkak të ngjarjeve të dhunës së tmerrshme nga ana tjetër e kufirit është e pamundur që (Obama) të mos shkojë atje për të diskutuar për përpjekjet e reduktimit të forcës së DAESH-it dhe arritjen e një rezultati për të mposhtur DASEH-in”, ka deklaruar ndër të tjera Earnest.

Sipas tij, një pjesë e vendeve pjesëmarrëse në G20 janë anëtarë të rëndësishëm të koaliconit kundër DAESH-it, dhe ky koalicion është formuar nga Obama dhe udhëhiqet nga SHBA-të.

“Për këtë arsye presidenti do të ketë mundësinë për t’u takuar me një pjesë të aleatëve të afërt që japin kontribut të rëndësishëm ndaj këtyre përpjekjeve ku do të diskutojë progresin e arritur”, theksoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button