Gjermani, Lufthansa anulon 929 fluturime!

Kompania ajore gjermane Lufthansa ka njoftuar se për shkak të grevës së ekuipazhit të kabinës nga 3 mijë fluturimet e planifikuara ka anuluar 929 fluturime, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Lufthansa theksohet se kompania për shkak të grevës së punonjësve të ekuipazhit të kabinës lidhur me “Sindikatën e organizatës së Stafit të Pavarur të Kabinës” nga 3 mijë fluturimet e planifikuara ka anuluar 929 fluturime.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se nga fluturimet e anuluara do të ndikohen afërsisht 113 mijë udhëtarë, ndërsa kompanitë ajrore Germanwings, Eurowings, Lufthansa CityLine, Swiss, Avusturya, Air Dolomiti dhe Bruksel Air të cilat operojnë lidhur me grupin e Lufthansa nuk do të ndikohen nga greva.

Në ditën e parë të grevës ishte njoftuar se ishin anuluar 290 fluturime, ndërsa në ditën e dytë 520, kështu që me anullimin e afërsisht 1 mijë fluturimeve pritet që nga greva të preken afërsisht 150 mijë udhëtarë.

Ndërsa në një deklaratë ditën e djeshme nga Sindikata e organizatës ishte potencuar se greva në tre aeroportet do të nisë në orën 04.30 dhe në aeroportet e Frankafurtit dhe Dyseldorfit do të përfundojë në orën 23.00, ndërsa në aeroportin e Mynihut do të vazhdojë deri në mesnatë.

Sindikata kërkon të bëhen përmirësime në pagat mujore të sigurimeve shtesë si dhe për pensionet e 19 mijë punonjësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button