Ilir Deda: Të gjithë përgjegjësit në Qeveri, të japin dorëheqje!

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka kërkuar që të ndërpritet dialogu me Serbinë dhe përgjegjësit e Qeverisë të japin menjëherë dorëheqje, raporton Gazeta Blic.

Kjo, pasi sipas tij, ky është dështimi i parë që nga 17 shkurti i 2008-ës, në arenën ndërkomëtare.

Ky është postimi i tij i plotë:
Dështimi për anëtarësim në UNESCO është dështimi i parë i Kosovës në arenën ndërkombëtare që prej shpalljes së pavarësisë. Njejtë, është edhe dështim i procesit të Brukselit “të normalizimit të marrëdhënieve”. Kosova menjëherë duhet t’a ndërprejë dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për Bashkësinë e komunave, dhe të bëjë të qartë që pa njohje të pavarësisë nuk ka më asnjë kuptim për dialog. Dhe, të gjithë përgjegjësit në Qeveri të japin dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button