Deri tani negocionin, prej sot fillon zbatimi praktik i Marrëveshjes së Përzhinos

Pas disa javëve bisedime, partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, të premten në orët e hershme arritën marrëveshje për të gjitha pikat e marrëveshjes së 2 qershorit dhe 15 korrikut, që duhet të filloj të zbatohet që nesër, njofton Portalb.

Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi së bashku me ekipet e tyre arritën marrëveshje për Kodin zgjedhor, kompetencat e KSHZ-së, Ligji për qeverinë, Ligjin për privati dhe Ligjin për informatorët që prej ditës së hënë pritet të votohen në Kuvend dhe të fillojnë të zbatohen.

Këshilli qendror i LSDM-së njëzëri dha mbështetje për të gjitha nominimet e ministrave dhe zëvendës- ministrave: Oliver Spasovski për ministër i brendshëm, Frosina Remenski për ministre e punës dhe politike sociale, Aleksandar Kiracovski për zëvendës ministër i shoqërisë informatike dhe administratë, Kire Naumov për zëvendës –ministër i financave dhe Lupço Nikollovski për zëvendës-ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit me ujëra.

Kuvendi për sot prej orës 12 ka caktuar vazhdimin e seancës së 71 ku në rend dite nuk do të jenë ligjet e arritura mes katër partive politike, njofton Portalb.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski i cili do të jetë ministri i ri I Punëve të Brendshëm në Qeverinë kalimtare, gjatë vizitës në Gostivar tha se pret këtë javë të ulet në kolltukun ministror dhe të fillojë me punë.

“Pritet të hënën të ketë seancë, ndoshta të martën, por kjo varet nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe këtë ia lë atij. Lejoni të merr fund emërtimi dhe më pas do të ulemi të diskutojmë para se gjithash me mediumet dhe qytetarët për të gjitha çështjet që do t’i ndërmarr në MPB” tha Spasovski.

Prej sot me punë edhe zyrtarisht pritet të fillojë edhe prokurorja speciale , Katica Janeva, ekipi prej 12 prokurorëve i së cilës u kompletua të enjten.

Përveç zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos, Maqedonia këtë javë pret edhe raportin e KE-së për progresin që duhet të tregoj nëse Maqedonia do ta humb apo jo rekomandimin për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button