Egri Dere dhe Erdoganizmi

Kaluan një javë nga zgjedhjet parlamentare në Turqi, ngjarje kjo që mbuloi të gjitha mediumet botërore, por e paprekur nuk mbeti as Maqedonia dhe regjioni. T’ju them të drejtën u habita nga numri i konsiderueshëm i ithtarëve të Erdoganit, këtij burrshteti të shtetit turk. U festua me të madhe, që nuk duhet të paraqesë asnjë problem se është e drejta demokratike e çdokujt të jetë ithtar i ndonjë partie apo lëvizje, ashtu si ka tifozë të Realit, Barcelonës, Milanos, Çelzit etj.

Do më mbesë në kujtesë të hidhur ofendimet dhe sharrjet nëpër portale në temë pro apo kundër Erdoganit edhe atë në gjuhën shqipe. Ishte e panevojshme dhe jo e dobishme. Ato që duhet të festojnë le të festojnë, ndërsa ato që nuk e adhurojnë mund të kërkojnë arsyet e humbjes. Pasi kam familje të afërt në Stamboll deri diku e kam pak të qartë situatën, pasi që te familjarët e mi dominojnë opozitarët, por ka edhe Erdoganist.

CV-në e Erdoganit nuk e di mirë, por ka bërë një bum ekonomikë dhe merr formën e superfuqisë botërore me një ushtri supermoderne, ekonomi me fitime të larta, shëndetësi moderne, turizëm të organizuar mirë, etj, etj. Pastaj është shtet anëtare e NATO-s dhe aleate shumë e afërt me SHBA-të. Krejt këto të dhëna por edhe shumë të tjera nuk lejon të bëjmë krahasime të Erdoganit, që udhëheq shtet me 80 mil. banorë dhe mbi 150 mil. që gravitojnë në Turqi, me do figurëza politike që fitojnë 350-500 mijë e gjysmat janë të vjedhura.

Ku dua të dal?

Në këtë gjendje momentale që ndodhemi është abnormale të krekosemi e të bëhemi të mëdhenj. Ne duhet të tregojmë pjekuri dhe maturi e sidomos në artin e diplomacisë dhe gjeopolitikës. Është e vërtetë që me Turqinë na lidhin shumë gjëra, prej kohës të mbretërisë osmane e këndej, por ne duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të hecim para me kohën duke ndjekur edhe hapin e më të fortëve. Por, ne nuk mund ta fshimë Turqinë ashtu si dikush mendon, ashtu siç nuk mundemi ta fshimë as Greqinë dhe Italinë me të cilat shteti shqiptar ka lidhje të forta ekonomike por edhe të tjera.. Nëse i fshimë këto tre shtete për inate të pakuptimta, neve nuk do mundemi të funksionojmë.

Disa miq të mi, të orientuar nga oksidenti habiten se si mundet që shqiptarët të personifikohen me një kryetar të shtetit dhe kombit tjetër. Nëse kthehemi në histori, nga 103 vjet pamvarsi, shumë pak kemi pasur qeveri stabile. Në shumicën e rasteve emocionet dhe nacionalizmi i pastër është keqpërdorur nga grupe tregtarësh për pasurim patologjik duke lënë popullin me gisht në gojë dhe bark të zbrazët. Disa liderë i kemi ngritur në qiell e pastaj i kemi mbështyrë e sharë pafund se e kanë bërë të njëjtën. Unë si fëmi, por edhe sot e kësaj dite, Skenderbeun e ndjej si hero kombëtar. Ka shumë si unë, por ka të tillë që e njollosin këtë figurë historike. E njëjta gjë ndodhi edhe me Nënë Terezen. Maqedonasit, sa më kujtohet, bustin e saj e mbështynjin, i fugnin me gurë etj. Por kur u ra zhetoni se mund ta përdorin për afirmim dhe për diplomaci, bënë çmos që ta përfitojnë e ndër shqiptarë gjetën njerëz që ta baltosin poashtu figurën e lartë kombëtare shqiptare. E përdorën mirë e mirë, e tani në shtëpinë-muze nuk ka drita, a ndodhet në qendër të Shkupit. Në historinë më të re disa personalitete mundoheshin të bëhen baba të kombit, por nuk u heci për arsye që për momentin nuk dua ti flas. Të sulmon në rrugë e autobus, të hynë në shtëpi kur ti doj qejfi, ta djeg krejt pasurinë, ti shkaterron objektet fetare, tallet me ty dhe histoinë e gjuhën tënde, etj, etj,etj. Dhe paraqitet një burrshtetas që thot mos ma prekni Bosnjën (!!!), mos ma prekni Kosovën (!!!) edhe është shumë e logjikshme se ata të maltretuarit të kërkojnë mbështetje diku, e kësaj rradhe te Erdogani.

Para disa ditëvë, në një qytezë që e quajnë Kriva Pallanka, ndodhi një ngjarje e shëmtuar. Këtë qytezë e ka formuar Bajram Pasha, në vitin 1633 dhe i ka takuar vilajetit të Kosovës. Emrin e ka pasur Egri Dere (Lumi i Shtrembët). Tre përqind të myslimanëve (asnjë shqiptar) të këtij vendbanimi i kanë kryer ritualet fetare në një objekt. Ndërsa 97% të krishterëve tremben se do të islamizoheshka ajo qytezë, e cila mezi merr frymë nga varfëria. E kanë demoluar objektin, kanë vizatuar kryqe dhe dalin në protesta. Ky fenomen është karakteristikë e popujve të pacivilizuar dhe jo fetar, se fetari i mirë dhe i devotshëm nuk shkatërron shtëpi të Zotit, por ndërtimin e një objekti fetar e ndjen si gëzim dhe simbol të bashkëjetesës ndërfetare.

Tani shtrohet pyetja ato që festonin fitoren e Erdoganit pse nuk reaguan për këtë vepër të shëmtuar? Po ambasada turke në Shkup, apo pse jo edhe vet shteti turk?

E dini kush ka reaguar, vetëm shqiptarët e Maqedonisë, edhepse në Egri Dere nuk ka asnjë shqiptar. Mua kjo më bën krenar. Por më detyron ta shkruaj këtë mendimin tim se duhet ti hapim sytë. Pak shkollë kemi dhe s’dua të jemi më minj laboratorik.

Egri Dere, seç tingëllon shumë vrazhdë, pse vallë?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button