Vazhdojnë përplasjet e Veselit me opozitën!

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, është munduar që të heqë nga përgjegjësia e tij përplasjen e së shtunës së shkuar mes liderëve opozitarë me pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit, kur opozita futi peticionin me nënshkrime të qytetarëve kundër asociacionit e demarkacionit.
Ai bëhet se nuk e ka ditur se opozita do të shkonte të shtunën në Kuvend, pavarësisht që pjesëtarët e sigurimit kanë thënë se urdhri është nga lart. Komplet fajin ia hedh opozitës, që thotë se nuk ka pranuar t’i fusë në skaner folderët me peticione, raporton KTV.

Por, partitë opozitare kanë përgënjeshtruar këto deklarata, duke thënë se ata kanë qenë të gatshëm për çdo gjë, por urdhri nga lart ka qenë të mos lejohet fare opozita të hyjë në Kuvend.

Të dy përfaqësuesit e opozitës gjithashtu kanë sqaruar edhe njëherë se atë të shtunë ata nuk shkuan për ta dorëzuar peticionin në Kuvend, por vetëm ta paraqesin atë para mediave, transmeton Koha.net.

Të shtunën e kaluar, liderët e opozitës e veçmas ai i AAK-së u përplasën me pjesëtarët e sigurimit në Kuvend, të cilët nuk lejonin hyrjen e tyre, duke u thënë se ky urdhër ka dalë nga kabineti i kryetarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button