Krisma në Kërçovë, babai qëllon shtëpinë e djalit

Herë këtë mëngjes 29 vjeçari I.M në stacionin policor në Kërçovë ka raportuar se në shtëpinë e R.M. u qëllua me armë nga V.M. (52) babai i tij, por askush nuk u plagos.

Policët kanë konstatuar se me armë gjuetie, është gjuajtur nga jashtë përmes një dritare të hapur brenda shtëpisë, në një dhomë, ku ishin të pranishëm disa njerëz, transmeton TetovaSot.

Personat e pranishëm arritën të merrnin armën. U gjetën dy copa armë zjarri të bërë me dorë.

V.M. është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor në Kërçovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button