Plaçkitje në Opile të Kumanovës, torturohen dy gra

Gjashtë persona të maskuar kanë keqtrajtuar një plakë 92 vjeçare dhe vajzën e saj 67 vjeçe në fshatin Opilë të komunës së Rankovcës.

Gjashtë persona të maskuar kanë keqtrajtuar një plakë 92 vjeçare dhe vajzën e saj 67 vjeçe në fshatin Opilë të komunës së Rankovcës, të cilat I kanë alivanosur me shok elektronik dhe më pas kanë kryer vjedhje.

Siç njoftoi policia plaçkitja është kryer dje rreth orës 9 kur plaçkitësit kanë hyrë në shtëpinë e plakës dhe fizikisht i kanë sulmuar dy gratë kështu që i kanë shtrirë në dysheme, i kanë goditur në trup, ndërsa më pas ua kanë lidhur duar dhe këmbët dhe me shufër elektrike i kanë alivanosur.

Më pas kanë kërkuar dhe i kanë gjetur 3.000 euro me ç’rast janë arratisur.

Dy gratë kanë marrë edhe lëndime trupore. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po punon në hetimin e plotë të rastit dhe kapjen e sulmueve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button