Një grua thirri policinë për të porositur picë, arsyeja e saj do t’ju mahnit

Ka përplot storje të ndryshme ku njerëzit i thërrasin policinë në telefon për të bërë shaka, por një grua kishte një qëllim krejtësisht tjetër dhe zgjuarsia e saj do t’ju impresionojë.

Storja e kësaj thirrjeje, që u postua në Reddit, mahniti të gjithë. Fillimisht gruaja nuk duket serioze në porosinë e picës, por më pas polici që e pranoi thirrjen e saj u tregua shumë i zgjuar duke kuptuar ‘hallin’ e saj – që nuk ishte pica.

Kjo është biseda mes tyre:

“911, ku është urgjenca juaj?”

“123 Main St.”

“Në rregull, çfarë po ndodh atje?”

“Do të dëshiroja të porosis një picë.”

“Zonjë, keni thirrur policinë”

“Po, e di. A mund të porosis një picë të madhe me speca dhe kërpudha?”

“Hmm… më vjen keq, a po e dini se e keni thirrur 911?

“Po, sa do të vonohet?”

“Në rregull zonjë, a është çdo gjë në rregull atje? A keni ndonjë rast urgjent?”

“Po, kam.”

“Dhe nuk mund të tregoni për shkak se dikush është në dhomë me ju?” (momenti kur polici e kupton se diçka nuk është në rregull)

“Po, ashtu është. A e dini se sa do të vonohet pica?”

“Kam një oficer rreth një milje larg vendndodhjes tuaj. A ka ndonjë armë në shtëpinë tënde?”

“Jo.”

“A mund të qëndroni në linjë me mua?”

“Jo. Shihemi, faleminderit.”

Më pas, polici i cili kishte biseduar me të shpjegoi: “Pasi e mora këtë thirrje, shikova historinë e asaj adrese dhe pash se kishte shumë thirrje të mëparshme për dhunë në familje.

Polici më pas shkoi në vendin e ngjarjes dhe e gjeti një çift, një femër dhe të dashurin e saj të dehur. Polici e arrestoi atë pasi ajo shpjegoi se i dashuri i saj e kishte rrahur atë për disa orë.

Kjo ishte me të vërtetë një mënyrë goxha e zgjuar nga ajo, për ta përdorur këtë mashtrim të picës. Padyshim kjo ishte një nga thirrjet më të paharrueshme”.

Ngjarja ndodhi diku në Britani të Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button